16:07 / E Martë, 24 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Musliu-Shoshi në Strasburg, takon kryetarin e (ALDE) në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, ditën e sotme mori pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg.

Gjatë kësaj vizite në Strasburg, Musliu Shoshi u takua me Kryetarin e  Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Europës (ALDE) në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, z. Iulian BULAI, anëtare e së cilës është edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Deputetja Musliu-Shoshi, theksoj se PDK-ja është parti, e cila politikën e jashtme e konsideron interes nacional, qe i tejkalon interesat individuale dhe partiake.

‘’ PDK-ja është parti e cila politikën e jashtme e konsideron interes nacional, e cila i tejkalon interesat individuale dhe partiake, prandaj në politikë të jashtme kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi të interesuar dhe konstruktiv, gjithnjë të gatshëm për të ndihmuar në shtyerjen para të interesave shtetërore të Kosovës’’, shkruajti ajo.

‘’I falënderova partnerët e ALDE për ndihmën e vazhdueshme për të shtyrë para politikat të cilat e ndihmojnë rrugën europiane të Kosovës’’, shkruajti Musliu-Shoshi në një postim në Facebook. /IndeksOnline/