75 Mall Live Search
19:32 / E Premte, 20 Nëntor 2020 / OSH

Musliu- Shoshi pas takimit virtual me Abbott: E falënderuam veçanërisht për vizitën e tij të fundit në Prekaz

Në cilësinë e Kryetares së Grupit Parlamentar të Miqësisë Kosovë-Mbretëri e Bashkuar,  sot Ariana Musliu Shoshi bashkë me kolegët e saj ka mbajtur një takim virutal me Ambasadorin e Mbretërisë Bashkuar,  Nicholas Abbott.

Siç bëri të ditur Musliu-Shoshi përmes një postimi, bashkë me të diskutuan për çështjet e aktualitetit politik, thellimin e bashkëpunimit në mes të dy shteteve dhe rolin e Kuvendit në këto procese.

“Njëkohësisht falënderuam z. Abbott për gjithë përkrahjen e vazhdueshme dhënë Kosovës veçanërisht për vizitën e fundit në Prekaz, duke dërguar një mesazh të fuqishëm në një moment shumë domethënës për ne.

Po ashtu e falenderuam edhe për përkrahjen e vazhdueshme përmes Bursës Chevening program, nga i cili këtë vit do të përfitojnë plot 11 studentë nga Kosova për të studiuar me bursë të plotë në Mbretërinë e Bashkuar”, ka shkruar ajo.

Tutje nga ky takim, siç bëri të ditur ajo, ambasadori Abbott shprehu interesimin e Mbretërisë së Bashkuar për përkrahjen e proceseve të Kosovës.