75 Mall Live Search
14:45 / E Shtunë, 10 Tetor 2020 / indeksADMonline

Musliu-Shoshi: PDK-ja ishte vendimtare për garantimin e paqes në Kosovë, s’ka zhvillim të rëndësishëm pa të

Në 21 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës, deputetja Ariana Musliu-Shoshi tha se partia e saj ishte vendimtare për garantimin e paqes në Kosovë, teksa shton se nuk ka zhvillim të rëndësishëm pa Partinë Demokratike të Kosovës.

Sipas deputetes Musliu-Shoshi themeluesit e UÇK-së, ishin themeluesit e PDK-së të cilët e zhvilluan dhe ndërtuan atë nga një situatë lufte prej të cilës kishte dalë Kosova, duke luajtur kështu rolin kryesor në ndërtimin dhe artikulimin e qëllimeve politike të popullit të Kosovës, shkruan Indeksonline.

“PDK, ishte vendimtare për garantimin e paqes në Kosovë, ajo ishte dhe vazhdon të jetë njëra ndër partitë që bashkësia ndërkombëtare bashkëbisedoi dhe vendosi marrëdhënie të shëndosha. PDK, gjithmonë ishte e besueshme”, u shpreh ajo.

Postimi i plotë:

Themeluesit e UÇK-së, ishin themeluesit e PDK-së të cilët e zhvilluan dhe ndërtuan atë nga një situatë lufte prej të cilës kishte dalë Kosova, duke luajtur kështu rolin kryesor në ndërtimin dhe artikulimin e qëllimeve politike të popullit të Kosovës.

PDK, ishte vendimtare për garantimin e paqes në Kosovë, ajo ishte dhe vazhdon të jetë njëra ndër partitë që bashkësia ndërkombëtare bashkëbisedoi dhe vendosi marrëdhënie të shëndosha. PDK, gjithmonë ishte e besueshme.

PDK, e kishte rolin kryesor dhe vendimtar në bisedimet e Vienës që kulmuan me shpalljen e Kosovës, shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Nuk ka zhvillim të rëndësishëm pa Partinë Demokratike të Kosovës. Liria, pavarësia dhe ndërtimi i shtetit janë të lidhura ngusht me të.

Pëzemërsisht, falënderime themeluesve të saj, strukturave dhe aktivistëve, të gjithë ata që përgjatë këtyre viteve e mbështetën çdo përpjekje që qytetarët tanë të jetojnë më mirë.

Na priftë e mbara!
#Gëzuar21Partia Demokratike E Kosoves