12:37 / E Martë, 26 Janar 2021 / OSH

Musliu-Shoshi: PDK sektorin privat e sheh si faktor kryesor të zhvillimit ekonomik

Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka vazhduar takimet me qytetarë dhe grupe të ndryshme interesi. Ajo gjatë ditës ka qëndruar në Pejë ku ka parë nga afër punën e kompanisë “Greenhouse SH.P.K”, e cila është e specializuar në ndërtimin dhe prodhimin e shtëpive te parafabrikuara kornizë prej druri me uzinën e saj të prodhimit, në Kosovë.

Nga Peja, Musliu-Shoshi ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës, e sheh sektorin privat si faktorin kryesor të zhvillimit ekonomik, punësimit dhe mirëqenies sociale.

“Në këtë drejtim, ne kemi Program për Rimëkëmbjen e Kosovës, me fondin e disenjuar prej 1 miliard eurosh, prej të cilave 500 milionë janë të dedikuara për biznesin dhe ndërmarrësinë në Kosovë ndihmë direkte dhe pa kthim”, ka shkruar në Facebook, Musliu-Shoshi.

Postimi i plotë i saj: