Musliu – Shoshi për aktakuzën e ngritur ndaj Rozeta Hajdarit: Kjo është fytyra e vërtetë e pushtetit të Kurtit
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj Ministres Rozeta Hajdari dhe tre të tjerëve lidhur me skandalin e rezervës shtetërore.
Përmes një postimi në Facebook, Musliu – Shoshi ka shkruar se çdo ditë po i bie maska qeverisë që u betua për “ndershmëri e transparencë”.
“Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar dorëzimin e aktakuzës në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj ministres së Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari. Kjo është fytyra e vërtetë e pushtetit të Albin Kurtit, që predikon moral, por dëmton shtetin me gati 3 milionë euro”, ka shkruar Musliu – Shoshi, raporton IndeksOnlnie.
Tutje ajo ka shtuar se shteti nuk ndërtohet me propagandë, por me përgjegjësi. “Drejtësia duhet të veprojë pa frikë dhe pa mëshirë ndaj pushtetit abuzues”, ka shkruar ajo. /IndeksOnline/
Postimi i plotë:

