75 Mall Live Search
17:30 / E Premte, 10 Janar 2025 / MSH

Musliu-Shoshi, për gratë punëtore: Dinjiteti i tyre, është edhe i yni!

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, thotë se gratë janë në çdo vend, duke mbajtur pastërtinë, rendin dhe dinjitetin e përditshmërisë.

Ajo është takuar me një punonjëse të Komunës së Hanit të Elezit, të cilën e  ka çmuar lart dhe falënderuar për punën që bën.

“Dinjiteti i tyre është edhe dinjiteti ynë.

Në Kuvend, zëri i tyre do të dëgjohet! Bashkë për gratë punëtore, bashkë për respekt dhe dinjitet”, shkroi Musliu-Shoshi në Facebook.

Ky është postimi i plotë i tij:

Në çdo komunë, në çdo shkollë, në çdo ambient janë ato – gratë e palodhura që me duart e tyre mbajnë gjallë pastërtinë, rendin dhe dinjitetin e përditshmërisë sonë. Puna e tyre shpesh kalon në heshtje, por nuk mund të mbetet në harresë!

Dinjiteti i tyre është edhe dinjiteti ynë.

Në Kuvend, zëri i tyre do të dëgjohet! Bashkë për gratë punëtore, bashkë për respekt dhe dinjitet.