Musliu-Shoshi për helmimin e qytetarëve: Numri po rritet, urgjentisht të nxirret një rezultat i analizave

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar pas helmimit të rreth 1500 qytetarëve të komunës së Deçanit.
Dyshimet e para janë që janë infektuar nga uji, mirëpo Musliu-Shoshi theksoi se është urgjente nxerrja një rezultati të analizave, shkruan IndeksOnline.
Sipas saj, duhet të dihet sa më parë arsyeja dhe burimi i këtij helmimi masiv.
“Përderisa numri i të helmuarve në Deçan po rritet, ende nuk kemi ndonjë rezultat fillestar që tregon arsyen dhe burimin e këtij helmimi masiv.
Është urgjente nxjerrja e një rezultati të analizave ngase asgjë nuk garanton që numri i të helmuarve të rritet në nivel më të gjerë.
Poashtu, shpreh domosdoshmërinë që personeli shëndetësor të rritet dhe që Ministria e Shëndetësisë të ofroj hapa konkret karshi situates”, shkroi ajo./IndeksOnline/