Musliu-Shoshi për paraqitjen e çlirimtarëve në Hagë: Njerëz që siguruan tranzicionin në Kosovë, që e udhëheqen luftën e që e ndërtuan paqen

Sot kanë bërë paraqitjen e tyre të parë para Gjykatës Speciale, ish zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi dhe ish përfaqësuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi.
E Pas paraqitjeve të tyre ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.
Ajo ka thënë se kapitullin të cilin e nisën sot ata do të jenë kapitujt përfundimtar të ndërtimit të asaj që bashkë me qindra-mijëra luftëtarë e kishin nisur dy dekada më parë. Kosovën e çliruar, të pavarur, demokratike dhe sovrane.
Musliu-Shoshi tutje ka thënë se procesi gjyqësor ndaj tyre po nis në muajin më të lavdishëm të kombit shqiptar.
Postimi i plotë i saj: