22:42 / E Martë, 26 Janar 2021 / Blerim

Musliu-Shoshi: Për ta kuptuar fuqinë e PDK-së, mjafton ta shihni mbështetjen e sontme nga Drenica

PDK sot ka mbajtur një takim me qytetarë, simpatizantë, anëtarë e kandidatë për deputët për zgjedhjet e 14 Shkurtit.

Mbështetje të madhe u pa sonte nga Drenica për PDK-në, teksa një postim ka bërë në llogarinë FB, edhe Ariana Musliu-Shoshi, e cila garon për një mandat të dytë si deputete në radhët e PDK-së.

Ky është postimi i saj:

Për ta kuptuar fuqinë e PDK-së, mjafton ta shihni mbështetjen e sontme nga Drenica.

Nga vendi ku Kosovës i dha UÇK-në, nga vendi ku mbështetja për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, ishte vendimtare për fitoren e PDK-së.

Sonte, kjo mbështetje u ridëshmua me praninë e familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së.

Bashkë për Rimëkëmbjen e Kosovës.

#Rimëkëmbje #PDK

#enverhoxhaj1

#ArianaMusliuShoshi15