Musliu-Shoshi për takimin e Gërvallës me ministrin palestinez: Diplomaci regresive, pasojat do t’i vuajmë gjatë!

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla në fillim të muajit mars mori pjesë në Forumin Demokratik që u mbajt në Antalya të Turqisë.
Në kuadër të këtij forumi Gërvalla zhvilloi takime me shumë homolog të saj nga vende të ndryshme të botës, në mesin e të cilëve ishte edhe ministri i Jashtëm palestinez, Riyad al-Maliki.
Mirëpo, për këtë të fundit, Gërvalla e mbajti të fshehur.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar duke thënë se kjo nuk është diplomaci e heshur por regresive e cila do të ketë pasoja afatgjate.
Musliu Shoshi e ka pyetur po ashtu Gërvallën se cila ishte përgjigjja e saj në kërkesën e Palestinës për heqjen e Ambasadës së RKS-së nga Jerusalemi.
Postimi:
Cicërimat e diplomacisë së heshtur të Ministres Gërvalla-Schëarz!
Në raportimin e fundit të Ministres së Punëve të Jashtme para Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme dëgjuam deklaratën e të bërit diplomaci të heshtur. Në këtë kuadër, me siguri llogaritet edhe takimi i saj me homologun e saj palestinez z. Al-Maliki. Nëse e lexojmë postimin e ministrit palestinez e kuptojmë deri dikund heshtjen e Donikës, e megjithatë duhet t‘i shtrojmë një pyetje ministres tonë: Cila ishte përgjigjja e saj në kërkesën e Palestinës për heqjen e Ambasadës së RKS-së nga Jerusalemi?
Ministri palestinez ia konfirmon Donikës edhe miqësinë e ngushtë me Serbinë. Duke e ditur që qendrimi i Palestinës gjithmonë ka qenë kundër pavarësisë sonë, Donika e ka për obligim ta njoftoj opinionin publik për takime të tilla, diskutimet në to dhe pritshmëritë nga të tilla takime.
Por, ja që Donika heshtë e homologu i saj e deklaron publikisht takimin, duke e pasqyruar vetëm verzionin e tij.
📌 Donikë, kjo nuk është diplomaci e heshtur, kjo çfarë po bënë ti është diplomaci regresive pasojat e së cilës shteti jonë gjatë do të i vuaj!