75 Mall Live Search
15:07 / E Premte, 04 Shkurt 2022 / A. M.

Musliu-Shoshi përfshihet në debatin për karburantet e mëditjet, jep një opsion të mirë për deputetët!

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka deklaruar se deputetët s’duhet të marrin mëditje për karburante si dhe pjesëmarrje një seanca e komisione.

“Vlerësoj se deputeti NUK duhet të paguhet as për karburant, as për pjesëmarrje në seanca e komisione. Është detyrë obligative që deputeti të vij në seancë dhe komisione.

POR, ashtu si çdo zyrtar i lartë shtetëror, besoj edhe deputeti e meriton të i ketë kushtet elementare për punë siç është zyre për punë, këshilltarë dhe asistentë.   Deputeti nuk e ka asnjërën”, ka shkruar ajo. /Indeksonline/