Musliu-Shoshi: Policia e Kosovës në këto 23 vite ka siguruar rend dhe qetësi për të gjithë qytetarët

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka uruar Policinë e Kosovës për 23-vjetorin e themelimit.
Musliu-Shoshi ka thënë se në këto 23 vite, Policia e Kosovës ka siguruar rend dhe qetësi për të gjithë qytetarët e Kosovës.
“E ka mbrojtë jetën dhe pronën, e ka parandalu dhe e ka zbulu krimin, i ka mbrojtë të drejtat dhe liritë e njeriut, i ka trajtuar në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët pa dallim race, ngjyre, religjioni dhe moshe”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Postimi i plotë:
24 orë në shërbim të qytetarëve, të përkushtuar, me dinjitet dhe profesionalizëm. Në gjendje normale dhe në gjendje të jashtëzakonshme, POLICIA E KOSOVËS gjatë 23 viteve ka siguruar rend dhe qetësi për të gjithë qytetarët e Kosovës.
E ka mbrojtë jetën dhe pronën, e ka parandalu dhe e ka zbulu krimin, i ka mbrojtë të drejtat dhe liritë e njeriut, i ka trajtuar në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët pa dallim race, ngjyre, religjioni dhe moshe.
MIRËNJOHJE dhe RESPEKT për çdo police dhe polic që kontribuoi në ndërtimin dhe forcimin e këtij institucioni të rëndësishëm të shtetit të Kosovës.
#23vjetmePolicinëeKosovës