Musliu-Shoshi: Pritje e ngrohtë në Gjakovë, rimëkëmbja po gjen mbështetje

Në komunën e Gjakovës sot ka qëndruar kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shohi. Ajo bashkë me kandidatin për kryeministër nga kjo parti, Enver Hoxhaj, kanë shpalosur në Gjakovë programin e rimëkëmbjes.
“Rimëkëmbja që ne kemi propozuar për Kosovën, po gjen mbështetje edhe në Gjakovë. Pritje madhështore dhe e ngrohtë nga qytetarët e kësaj komune, të cilët i përqafuan zotimet tona për ta vendosë Kosovën në rrugën e zhvillimit dhe të forcimit të mëtejmë. Ne e kemi përvojën, forcën dhe vullnetin për t’i shtyrë përpara ndryshimet që synojmë t’i bëjmë. #PDK134 #Rimëkëmbje #HoxhajKryeminister1 #arianamusliushoshi15”, ka shkruar Musliu-Shoshi.





