Musliu-Shoshi: Prizreni i dha mbështetje të fuqishme PDK-së

Kandidatja për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka qëndruar sot në Prizren.
Ajo tha se aktivistë, anëtarë dhe simpatizantë të PDK-së dhanë mbështetje të fuqishme për t’i adresuar problemet lokale dhe nacionale të Kosovës
Ky është postimi i plotë i saj:
Përkrahje të ngrohtë morëm në Zhur të Prizrenit. Aktivistë, anëtarë dhe simpatizantë të PDK-së na dhanë mbështetje të fuqishme për t’i adresuar problemet lokale dhe nacionale të Kosovës. PDK-ja gjithmonë ka punuar që besimin e qytetarëve ta kthejë në punë për të mirën e përgjithshme.
#PDK134 #Rimëkëmbje
#HoxhajKryeminister1 #arianamusliushoshi15


