75 Mall Live Search
12:58 / E Premte, 24 Korrik 2020 / indeksADMonline

Musliu-Shoshi propozon, që të ketë një nismë ligjore për pensionistët kontributdhënës

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, për rezolutën e ngritur nga deputetja e AAK-së,  Teuta Haxhiu, për çështjen e pensionistëve kontributdhënës, të cilëve nuk u njihet stazhi i punës që nga paslufta, por vetëm stazhi i punës para vitit 1999, ka thënë se ky mocion duhet të plotësohet.

Sipas Musliu-Shoshit, duhet të formohet grupi punës dhe të bëhet ndryshim plotesimi i ligjit nr.04/L-131 për skemat pensionale të financave nga shteti konkretisht neni 8 i këtij ligji, shkruan IndeksOnline.

 “Tema për të cilën po diskutojmë sot është shumë e rëndësishme, sepse bëhet fjalë për shumë pensionistë të Kosovës, të cilët nuk e gëzojnë të drejtën e pensionit, meqënese ata nuk i kanë 15 vjet përvojë pune.

Për kategori kemi përgjegjësi morale që të tregojmë mirënjohje ndaj kontributit të tyre në dhënë.

Nuk ka në asnjë vend të botës ku kategorizimi për pensona bëhet paushall dhe me vite, e drejta në pension është universale dhe e patjetërsueshme.

Po sikur një qytetar yni të kishte të drejtë për adresimin e kësaj çështjeje në ndonjë nga gjykatat ndërkombëtare pa dyshim se do ta fitonte, sepse një diskriminim i tillë është diskriminues, jo ligjor dhe jo kushtetuese.

Mendoj që deputetja Haxhiu e ka bërë një nismë shumë të mirë, mirë po mendoj se një gjë e tillë do të bëhej më mirë nëse do të kemi të bëjmë me ligj dhe jo me procedura. Andaj mendoj se ky mocion duhet të plotësohet me propozim konkret, që të formohet grupi punues dhe të bëhet ndryshim-plotesimi i ligjit nr.04/L-131 për skemat Pensionale të Financave nga Shteti konkretisht neni 8 i këtij ligji, sidoqoftë ne do të votojmë këtë propozim sepse e kemi për detyrë për të moshuarit që ata të kalojnë një pleqëri të dinjitetshme dhe të lumtur”, ka thënë Musliu-Shoshi./IndeksOnline/