Musliu- Shoshi pyet Qeverinë: Jemi apo jo në gjendje të jashtëzakonshme!

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, duke parë situatën dhe rrethanat e krijuar së fundmi në skenën politike, ka pyetur Qeverinë se a jemi ajo jo në gjendje të jashtëzakonshme, transmeton IndeksOnline.
Deputetja Musliu Shoshi këtë pyetje e ka bërë të shoqëruar me një video në të cilën shihet kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentarja Vjosa Osmani si dhe shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes,Rexhep Selimi e të cilët njëzëri thoshin se gjendja është e jashtëzakonshme.
Ajo tutje ka pyetur qeverinë se a është kjo një mënyrë për t’iu shmangur përgjegjësisë dhe mungesë e menaxhimit të situatës, e në veçanti kur edhe sot u bë kërkesa nga Ambasada Amerikane për heqjen e tarifës.
Ky është postimi i plotë i deputetes Musliu Shoshi: