Musliu-Shoshi: Qeveria t’i mbështesë me pagë shtesë edhe profesionistët e tjerë shëndetësor e stafin mbështetës

Në kohën kur qytetarët e vendit tonë po ballafaqohen tash e gjashtë muaj me pandeminë COVID-19, në vijën e parë të frontit po qëndrojnë pa ndalur, mantelbardhët.
Ndërsa, betejën me këtë virus, si pasojë e infeksionit e kanë humbur jo pak punonjës e profesionistë shëndetësor.
Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, së fundmi në një postim në Facebook, ka thënë se Qeveria duhet të mbështesë me masë shtesë, veç mjekëve e infermierëve edhe stafin mbështetës të shërbimeve shëndetësore.
Ky është postimi i plotë i saj:
Qeveria duhet të marrë vendimin përmes së cilit përveç mjekëve dhe infermierëve, t’i mbështesë me pagë shtesë edhe profesionistët e tjerë dhe stafin mbështetës të shërbimeve shëndetësore sepse edhe ata i janë ekspozuar burimit të infeksionit.