19:55 / E Premte, 15 Janar 2021 / OSH

Musliu-Shoshi: Rimëkëmbjen e Kosovës do ta bëjmë bashkë me gratë

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi sot bashkë me kolege të saj vizituan qytetin e Ferizajn, Kaçanikun dhe Shtimen.

Përmes një postimi, ajo u shprehë se rimëkëmbjen e Kosovës do ta bëjmë bashkë me gratë, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

RIMËKËMBJEN E KOSOVËS DO TA BËJMË BASHKË ME GRATË

Së bashku me koleget e mia ishim në Ferizaj, Kaçanik dhe në Shtime për të bashkëbiseduar me gratë e devotshme të këtyre qyteteve për t’i prezantuar dhe diskutuar propozimet tona për rimëkëmbjen e Kosovës. Sepse zhvillimi ekonomik e shoqëror është i pandashëm nga gratë. Po ashtu diskutuam për barazinë gjinore e cila duhet të jetë synim i qeverisjes sonë dhe për punët që na presin pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Faleminderit grave të PDK – Dega Ferizaj PDK – dega Kaçanik PDK-Dega Shtime  për organizimin e këtyre takimeve.

#HoxhajKryeministër