Musliu-Shoshi: Rrugëtimi drejt Kosovës ma mirë filloi sot!

Partia Demokratike e Kosovës, në një tubim madhështor në Prishtinë, nisi zyrtarisht fushatën zgjedhore.
Përveç programit qeverisës, kryetari i PDK-së prezantoi edhe kandidatët e kësaj partie, përfshirë dhe 18-shin e partisë, Ariana Musliu-Shoshin.
E rrethuar nga bashkëpartiakët e saj dhe qindra simpatizantë të partisë, Musliu-Shoshi u shpreh se rrugëtimi drejt Kosovës më mirë, filloi sot.
Ajo falënderoi të gjithë për mbështetjen, duke premtuar bashkëqeverisje të denjë për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Ky është video-materiali që ndau Musliu-Shoshi, në profilin e saj: