75 Mall Live Search
11:08 / E Mërkurë, 03 Dhjetor 2025 / H F

Musliu-Shoshi: Se Albin Kurti është pengues i marrëdhënieve me ShBA-në e konfirmon edhe Senati amerikan!

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se institucionet amerikane po e shohin kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si pengesë në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton IndeksOnline.

Sipas saj, një debat i mbajtur në Senatin amerikan e ka ngritur hapur këtë çështje. Ajo thotë se kongresisti Keith Self ka pyetur ekspertët Edward Joseph, Luke Coffey dhe Max Primorac nëse “burokratët e Departamentit të Shtetit e shohin Kurtin si pengesë”.

Në bazë të deklaratave që Musliu-Shoshi i ka cituar, përgjigjja e ekspertëve ishte pozitive, duke e përforcuar qëndrimin e saj se Qeveria e Kosovës po cenon marrëdhëniet me SHBA-në.

Musliu-Shoshi ka kritikuar vazhdimisht qasjen e kryeministrit Kurti në raport me aleatët strategjikë, duke e cilësuar atë si të dëmshme për interesat e vendit.

Statusi i saj i plotë: