Musliu-Shoshi: Shkeljet kushtetuese janë bërë normë në kabinetin e Albinit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar sot në Kuvend se kryeministri Albin Kurti është shembulli më i mirë se si autokratët e zgjedhur shkatërrojnë demokracinë.
Gjatë fjalimit të saj, Musliu-Shoshi ka potencuar se shkeljet kushtetuese janë bërë normë në kabinetin e kryeministrit.
“Ne nuk ikim nga realiteti i shoqërisë tonë e nga përballja me problemet e tyre!” ka thënë mes të tjerash Musliu-Shoshi.
Ky është reagimi i plotë i saj:
Albini, shembulli më i mirë se si autokratët e zgjedhur shkaterrojnë demokracinë!
Shkeljet kushtetuese janë bërë normë në kabinetin e Albinit, por KURRË dhe ASNJËHERË nuk do të lejojmë këtë normë në tempullin e demokracisë!
Ne nuk ikim nga realiteti i shoqërisë tonë e nga përballja me problemet e tyre!
5623 policë nga data 10 korrik 2023 presin pëgjigje nga z.Kurti dhe çka realisht mendon ai për policinë e Kosovës, ndëgjone