22:13 / E Martë, 06 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

Musliu Shoshi: Shqetësuese, situata në veri shihet krejt relaksuese e në fakt është alarmante

ariana musliu shoshi

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, sot gjatë ditës ishte pjesë e Komisionit për Punë të Jashtme, ku i bëri disa pyetje zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

Në një status të bërë në Facebook, thotë se është shqetësuese se si situata në veri e cila është alarmante, pozitës po u duket relaksuese.

Më tutje ajo shtoj se çdo sekondë, sovraniteti në veri po humb.

Postimi i plotë:

Edhe kjo mbledhje ishte plot vuajtje për 20 vjet!

Për mua shqetësuese e të dhimbshme ishin çështjet në vijim:

1. Shqetësuese kur nga ky nivel i përfaqësimit situata në veri të vendit shihet krejt relaksuese e në fakt është alarmante.

Çdo sekond po humb sovraniteti në veri!

2. Të zhdukurit me dhunë gjatë luftës në Kosovë nuk gjeten vend as edhe në një fjali të vetme në raportim të sotëm!

3. Asociacioni ka qenë kauza kryesore e LVV-së në opozitë.

Ju kujtohen protestat masive, dëmtimi i pronave publike, policë të përgjakur e gaz lotsjellës që na bënë lajm në botë! NUK është kauzë e opozitës SOT, po tani kur LVV e ka krejt pushtetin nuk mund te heshtim as ne e as faktori ndërkombëtar.

4. Nese për LVV  në opozitë transparenca në dialog ka qenë e detyrueshme e pa konfidencialitet në diplomaci, PSE sot duhet të ndryshohet ky parim kur janë në pushtet!

Pse zgjodhën që procesi lidhur me planin franko-gjerman të jetë i mbyllur hermetikisht?!!! /IndeksOnline/