Musliu-Shoshi siguron mandatin e dytë me radhë si deputete: Zotohem se do jem në shërbim të qytetarëve dhe vlerave kombëtare

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ), sot ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
E një vend në Kuvendin e Kosovës e ka siguruar edhe Ariana Musliu- Shoshi nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), shkruan IndeksOnline.
Musliu- Shoshi përfaqëson zërin e popullit në Kuvendin e Kosovës, për të dytën herë radhazi.
Me një status në llogarinë e saj në Facebook, Musliu- Shoshi ka falënderuar të gjithë ata që e mbështetën përsëri.
“Zotohem, se do të jem në shërbim të qytetarëve, në mbrojtje të vlerave shtetërore dhe kombëtare”, ka shkruar midis tjerash ajo.
Shkrimi i saj i plotë në Facebook:
“Të dashur qytetarë, simpatizantë e përkrahës të PDK-së,
Të dashur familjarë e miq,
Shumë faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme që për herë të dytë, të marrë besimin tuaj, për t’iu përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës. Kjo do të thotë besim, përgjegjësi dhe sfidë për mua.
Zotohem, se do të jem në shërbim të qytetarëve, në mbrojtje të vlerave shtetërore dhe kombëtare.