Musliu-Shoshi: Sistemi i drejtësisë nuk po arrin të ofrojë mbështetje të fuqishme për t’i mbrojtur gratë

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar për uljen e dënimit të Pjetër Ndrecajt, i cili vrau gruan dhe vajzën e tij.
Sipas pas deputetes së PDK-së, dhuna ndaj grave po shpeshtohet se sistemi i drejtësisë nuk po ju ofron mbështetje atyre, transmeton Indeksonline.
Tutje, Musliu-Shoshi shtoj se duke mos ju ofruar siguri maksimale, vrasjet e grave bëhen tema të përjavshme.
Postimi i plotë i Ariana Musliu-Shoshi:
Dhuna ndaj grave është duke u shpështuar ditë e më shumë, sepse sistemi i drejtësisë nuk po arrin të ofrojë mbështetje të fuqishme për t’i mbrojtur ato. E duke mos i’a ofruar sigurinë maksimale, atëherë po vijmë deri te rrezikshëria maksimale – te vrasja. Kështu rastet e vrasjes së grave bëhen temë e përjavshme dhe e përmuajshme.
Rasti i vrasjes së nënës Valbona Marku bashkë me vajzën e saj është tronditës dhe thirrës që shoqëria jonë të jetë e gatshme në çdo moment t’u ofrojë ndihmën e garantuar me konventa ndërkombëtare, kushtetutë dhe ligj.
Por, edhe pse me prova të pakontestueshme, sot vrasësi u dënua me 24 vjet e 6 muaj burgim, duke e rrëzuar aktgjykimin e shkallës së dytë për dënimin me burgim të përjetshëm.
Për këtë arsye, duhet të angazhohemi të gjithë që sistemi i drejtësisë dhe policia të jenë të vëmendshëm dhe të kujdesshëm kur bëhet fjalë për mbrojtjen e grave dhe të secilit qytetar që i rrezikohet jeta.