Musliu- Shoshi: Sot ditë e veçantë për Kosovën në KiE

Në agjendën e sotme të Komitetit të Ministrave pritet të shqyrtohet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu- Shoshi ndodhet në KiE nga pret lajme të mira.
“Ditë e veçantë për Kosovën. Një hap më afër Evropës”, ka shkruar në faqen e saj në Facebook, deputetja Musliu- Shoshi.
Kujtojmë se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në KiE më 12 maj të vitit 2022.
Aplikacionin fillimisht e shqyrton Komiteti i Ministrave dhe pastaj, fjalën përfundimtare e jep Asambleja Parlamentare, e cila përbëhet nga përfaqësuesit kombëtarë të shteteve anëtare. Pranimi bëhet me votat e 2/3 të shumicës./IndeksOnline/