Musliu-Shoshi: Sot jemi zëri i së vërtetës, bashkë për çlirimtarët tanë!

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka ftuar qytetarët e Kosovës të marrin pjesë në protestën e ftuar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë.
Musliu-Shoshi ka thënë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë burra që udhëhoqën luftën për liri, udhëheqësit e shtetndërtimit, e sot padrejtësisht po mbahen në Hagë!
“Drejtësia nuk ndërtohet mbi padrejtësi”, ka shkruar ndër të tjera ajo.