75 Mall Live Search
10:46 / E Enjte, 27 Korrik 2023 / S Z

Musliu-Shoshi takon gruan e Jakup Krasniqit: Me krenari po e përballon gjyqin që padrejtësisht po i bëhet çlirimtarit të Kosovës

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka takuar bashkëshorten e Jakup Krasniqit. Ajo shkruan se zonja Krasniqi u sfidua shumë herë në jetë por nuk u dorëzua asnjëherë. 

Tutje, deputetja shprehet se zonja Krasniqi po e përballon me krenari gjyqin që padrejtësisht po i bëhet bashkëshortit të saj.

“Ditën e fillova me z.Sevdije Krasniqi, e cila u sfidua shumë herë në jetë por nuk u dorëzua asnjëherë. Edhe sot, me krenari po e përballon gjyqin që padrejtësisht po i bëhet bashkëshortit të saj e çlirimtarit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Drejtësia do të triumfoj”, ka shkruar Shoshi Musliu në Facebook.