Musliu-Shoshi takon Lord Robertson, kontribuesin për çlirimin e Kosovës

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kaluar ditën me një person të rëndësishëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Ajo u takua me Lord Robertson të Port Ellen, i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë, ishte Sekretar i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar dhe se Sekretari i dhjetë i Përgjithshëm i NATO-s.
Kontributin e tij, Musliu e ka konsideruar si vulë të luftës sonë të drejtë për liri dhe pavarësi.
“Përgjithmonë falenderuese ndaj miqve tanë të cilët kanë ndjerë dhimbjen, e vlerësuar sakrificën e popullit shqiptar ndër shekuj” ka thënë mes të tjerash Musliu-Shoshi.
Ky është njoftimi i plotë i saj:
Mbarova ditën me ata që na ndihmuan të fillojmë historinë!
Janë miqtë si Lord Robertson i Port Ellen, Sekretar i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar nga 1997-1999 dhe Sekretari i 10-të i Përgjithshëm i NATO-s të cilët i dhanë vulën luftës sonë të drejtë për liri dhe pavarësi.
Përgjithmonë falenderuese ndaj miqve tanë të cilët kanë ndjerë dhimbjen, e vlerësuar sakrificën e popullit shqiptar ndër shekuj.
Falenderim të veçantë Ambasadorit të Britanisë së Madhe në Kosovë, SH.T.Z. Nicholas Abbott për mbështetje dhe bashkëpunim.