16:25 / E Shtunë, 17 Prill 2021 / OSH

Musliu-Shoshi: Të hetohen zyrtarët e involvuar dhe procesi, e jo gazetarët

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosoës, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar në lidhje me intervistimin e drejtorit të Gazetës Insajderi, Parim Olluri.

Musliu-Shoshi tha se shtylla kurrizore e çdo demokracie është një media e pavarur, profesionale dhe e përgjegjshme.

Ajo bëri thirrje që të hetohen zyrtarët e involvuar dhe procesi, e jo gazetarët.

“Shtylla kurrizore e çdo demokracie është një media e pavarur, profesionale dhe e përgjegjshme (LIGJI NR. 04/L-137 PËR MBROJTJEN E BURIMEVE TË GAZETARISË). Andaj, të hetohen zyrtarët e involvuar dhe procesi, e jo gazetarët.

#VecFillimi”, shtoi ajo./IndeksOnline/