Musliu-Shoshi: Të infektuarit po rriten e shërbimet janë zvogëluar

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka deklaruar se konfirmimi i katër rasteve të reja me koronavirus e rriti numrin e përgjithshëm të të infektuarve në nëntë.
Sipas saj pavarësisht kësaj, ende nuk shihet seriozitet i institucioneve qeveritare dhe se papërgjegjësia dhe neglizhenca e qeverisë e solli rritjen e numrit të të infektuarve me virusin COVID-19, transmeton Indeksonline.
Musliu-Shoshi tha se presidenti Thaçi do të duhej që sa më parë të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, pasi gjendja veçse po bëhet edhe më kritike ndërsa shërbimet janë duke u zvogëluar.
Postimi i plotë:
Konfirmimi i katër rasteve të reja me coronavirus e ka rritë në nëntë numrin e përgjithshëm të infektuarve, ndërsa ende nuk shihet seriozitet i institucioneve qeveritare. Papërgjegjesia dhe neglizhenca e qeverisë sjelli rritjen e numrit të infektuarve me coronavirus #Covid19.
Presidenti i Republikës së Kosovës, sa më parë ta shpallë Gjendjen e Jashtëzakonshme në konsultim edhe me institucionet e tjera, sepse për ditët dhe javën që po vjen, gjendja është duke u bërë kritike.
Të infektuarit vec po rriten, ndërsa shërbimet janë duke u zvogëluar.