75 Mall Live Search
17:50 / E Premte, 28 Gusht 2020 / indeksADMonline

Musliu-Shoshi: Thaçi mund të kandidojë përsëri për president

Deputetja Ariana Musliu-Shoshi ka folur për çështje e presidentit dhe nëse në Partinë Demokratike të Kosovës është folur për emrin e një presidentit të ri nga kjo parti.

E ftuar në T7, Musliu-Shoshi u shpreh se qëndrimi i PDK-së është se kjo çështje do të diskutohet vetëm atëherë kur është koha për këtë, në shkurt ose eventualisht në mars të vitit të ardhshëm, transmeton Indeksonline.

Tutje deputetja u shpreh se presidenti nuk mund ta ushtroj detyrën vetëm kur ka dënim, e jo kur ngritët aktakuzë ndaj tij, sipas saj presidentin Thaçi mund të kandidoj përsëri.  

“Ne jemi republikë paralajmëtare e jo presidenciale që të shpallim kandidatura, nëse e shikojmë Kushtetutën e Republikës së Kosovës, neni 91 thotë që presidenti nuk mund ta ushtroi detyrën vetëm atëherë kur ka dënim edhe nëse ngritët aktakuzë ai përsëri mund ta ushtroi funksionin”, u shpreh Musliu Shoshi.

“Presidenti mund t’a ushtroi detyrën edhe nëse ka të ngritur aktakuzë, e vet ai mund që të kandidoj prapë, qëndrimi im personal është se ai mund të kandidojë edhe për një mandat”, tha ajo.

Deputetja tutje tha se tema e presidenti nuk është diskutuar asnjëherë në mbledhjet e PDK-së.

“Mund të ju garantoj se në asnjë nga mbledhjet e PDK-së asnjëherë nuk është hapur tema e presidentit”, u shpreh Musliu Shoshi./Indeksonline/