75 Mall Live Search
09:32 / E Premte, 29 Shtator 2023 / L K

Musliu-Shoshi thumbon presidenten dhe kryediplomaten: Folën për Asosiacionin pa kompetencë, rëndësi ka me cilën pajtohet Albini

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar ndaj deklaratave të presidentes Osmani dhe kryediplomates Gërvalla.

Sipas deputetes qëndrimet e tyre janë bërë më shumë për t’i hyrë në hatër Kurtit.

“Foli Vjosa e Donika për Asociacionin, të dyja me qendrime të kundërta, por asnjëra nuk ka kompetencë kushtetuese dhe ligjore!
Rendësi ka se me cilën pajtohet Albini” shkruan deputetja në reagim./Indeksonline/