18:47 / E Enjte, 03 Qershor 2021 / OSH

Musliu-Shoshi u del në mbrojtjes kategorive të luftës, Murati mundohet “të nxirret”!

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi në seancën e sotme ka ngritur çështjen e ndaljes së pensioneve kontributdhënëse nga Qeveria për kategoritë e dala nga lufta.

Ajo ka pyetur ministrin Hekuran Murati se çfarë veprime po ndërmarrin si Qeveri lidhur më këtë çështje.

Ndërsa Murati ka thënë se kjo çështje ka të bëjë me ndalimin që i bëhet me ligj.

Sipas tij ndalimi ka të bëj me pensione të dyfishta.

“Në lidhje me këtë çështje nuk është që ndalohet marrja e pensionit kontributdhënës por çështja ka të bëjë me ndalimin me ligj.

Nuk mund të merret më shumë se 1 pension nga shtetit.

Ndalimi ka të bëjë me pensione të dyfishta”, tha Murati.

Ai ka sqaruar se Fondi Pensional i Kosovës është vjedhur nga Serbia.

“Plani i qeverisë është që të bëhet një reformë i skemave pensionale që të krijojë një të hyrë të dinjitetshëm për çdo përfitues”, ka theksuar ai.

Kliko këtu për të parë videon