75 Mall Live Search
16:21 / E Premte, 06 Maj 2022 / A. M.

Musliu-Shoshi, udhëheqëse e Grupit të Miqësisë me Mbretërinë e Bashkuar – takohet me Abbott

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi është ndjerë e nderuar që në këtë mandat do ta udhëheq Grupin e Miqësisë me Mbretërinë e Bashkuar.

Në këtë kontekst, sot ajo pati një takim frytdhënës me Ambasadorin e Mbretërisë se Bashkuar në Republikën e Kosovës, Nicholas Abbott.

“Me Ambasadorin Abbott ndamë pikëpamjen e njejtë lidhur me agresionin rus në Ukrainë, qëndrojmë pranë Ukrainës dhe popullit të saj ndërsa denojmë bombardimet ruse kundër civilëve të pafajshëm në Ukrainë.  Gjithashtu patëm pajtim në shumë çështje tjera që lidhen me zhvillimet politike të Republikës se Kosovës,  rrugën e saj për anëtarësim në Këshillin e Europës, në NATO dhe BE.

Takimi me Ambasadorin Abbott është një fillim i mbarë për bashkëpunim në mes të Grupeve të Miqësisë të te dyja vendeve, përmes të cilit synojmë të marrim përkrahje edhe më të madhe në qëllimet tona shtetërore që janë integrimi në BE dhe NATO”, ka shkruar ajo. /Indeksonline/