Musliu-Shoshi uron Krasniqin: Zgjedhja e tij, shënon një kapitull të ri

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka uruar Memli Krasniqin pas përzgjedhjes së tij për kryetar të këtij subjekti politik, shkruan IndeksOnline.
Musliu-Shoshi e vlerësoi Krasniqin si një kryetar i frymës moderne dhe i lidhur ngushtë me ecjen historike të PDK-së.
Ajo tha se zgjedhja e tij, shënon një kapitull të ri për strukturat, aktivistët dhe simpatizantët e PDK-së.
“Një kryetar i frymës moderne dhe i lidhur ngushtë me ecjen historike të PDK-së. Një politikan që asnjëherë nuk u largua nga përgjegjësitë dhe sfidat për të udhëhequr me institucionet shtetëore të Kosovës.
Zgjedhja e tij, shënon një kapitull të ri për strukturat, aktivistët dhe simpatizantët e PDK-së, të cilët presin të punojnë ngusht me ta. Jam shumë e sigurtë se udhërrëfyes për të do të jetë puna për ta sjell PDK-në, aty ku e ka vendin. Të parën e Kosovës, për ta zhvilluar dhe avancuar atë.
Urime dhe suksese! Na priftë e mbara!”, tha ajo./IndeksOnline/