Musliu-Shoshi: “Ushtrojeni detyrën paanshmërisht”, Dehari kërkon t’i ndalet fjala deputetes së PDK-së

Në kërkesën e tij për propozimin e një deputeti nga secila parti për formimin e komisionit për votimin e fshehtë, deputetes së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshit iu ndërpre fjala.
Deputetja e PDK-së, kërkoi nga Dehari që ta ushtrojë detyrën e tij prej kryesuesi paanshmërisht dhe të respektojë Kushtetutën.
“Ta ushtroni detyrën tuaj paanshmërisht dhe respektim të plotë të kushtetutës”, tha Musliu-Shoshi së cilës iu ndërpre fjala nga regjia.