75 Mall Live Search
23:26 / E Mërkurë, 03 Shkurt 2021 / OSH

Musliu-Shoshi: Vushtrriasit mbështetën programin tonë për rimëkëmbje

Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka qëndruar sot në qytetin e Vushtrrisë.

Atje, Musliu-Shoshi i takua me shumë qytetarë të cilët i ofruan asaj mbështetjen për zgjedhjet e 14 shkurtit si dhe programit të rimëkëmbjes.

“Mbështetja e fuqishme për PDK-në po vuloset edhe në Vushtrri. Në takimin e sontëm, qytetarët e kësaj komune e mbështetën projektin tonë të rimëkëmbjes, i cili do ta ndihmojë e do ta ri-ngjallë ekonominë e do t’i shpëtojë qytetarët nga pandemia. Ato që i kemi thënë sonte, do t’i bëjmë vendime në muajt e parë të qeverisjes sonë. #PDK134 #HoxhajKryeminister1 #arianamusliushoshi15 #Rimëkëmbje”, ka shkruar ajo.