Musliu: Sulmi në “Ibër-Lepenc” u krye nga Radojçiqi, i mbështetur nga shteti serb

Pas raportimit të drejtorit të AKI-së, Petrit Ajeti ,në Komisionin për mbikëqyrjen e Agjencisë për Mbikëqyrje të AKI-së, kryetarja e këtij komisioni Ganimete Musliu, deklaroi se sulmi në kanalin e “Ibër-Lepencit” është kryer nga Millan Radojçiqi, i mbështetur nga Serbia.
Musliu nuk ka ndarë më shumë informacione para mediave, pasi sipas saj këtë e ka thënë Ajeti gjatë raportimit të tij në komision.
“Gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile me provokime të mundshme nga Serbia. Folëm për sulmin në kanalin e “Ibër Lepencit” dhe për çështje të tjera. Në bazë të asaj se çfarë u tha nga drejtori i AKI-së, prapa sulmit qëndron Radojçiqi i mbështetur nga shteti serb”, tha ajo para mediave.
Ajo ka përmendur dhe prezencën e drogave sintetike nëpër shkolla. Sipas sj dhe ky shqetësim është diskutuar në këtë mbledhje.