75 Mall Live Search
14:07 / E Martë, 14 Qershor 2022 / A. M.

Musliu takon bashkëshorten e Jakup Krasniqit, jep një mesazh

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka zhvilluar një takim me bashkëshorten e Jakup Krasniqit, ish-kryetarit të Kuvendit.

“Një takim sa i bukur aq edhe emocional me Sevdien, shoqën e jetës së Jakup Krasniqit.

May be an image of 2 people

Në ditën e çlirimit të Drenasit, nuk mund të mos e kujtojmë njëriun meritor, patriotin e pakompromis, zërin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, atë që edhe sot mbronë stoikisht luftën dhe sakrificën e kombit të vet, Bacën Jakup.

Lufta e Bacës Jakup dhe shokëve dhe shoqeve të tij është kryefjala e historisë shqiptare.

Në këtë fakt do të thyhet çdo propagandë e ulët dhe antikombëtare.

Urojmë që ditën e ardhëshme të çlirimit Baca Jakup dhe shokët e tij të festojnë bashkë me familjet e tyre”, ka deklaruar ajo. /Indeksonline/