13:41 / E Enjte, 14 Dhjetor 2023 / S Z

Musliu: Jemi të gëzuar për lirimin e Haradinajt, pavarësisht lajmit të hidhur nga Gjykata e Apelit e cila u tregua e padrejtë ndaj ”Calit”

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Ganimete Musliu, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka uruar gjithë qytetarët e Kosovës për lirimin e Nasim Haradinaj.

Musliu ka thënë se  lirimi i Nasimit është lajm i mirë dhe se i ka gëzuar të gjithë, pavarësisht që paraditën e sotme u mor një  lajm të hidhur pasi që Gjykata e apelit u tregua e padrejtë ndaj “Calit”

“Uroj lirimin e Nasim Haradinaj nga Gjykata Speciale, familjës së tij,  gjithë qytetarëve dhe çlirimtarëve. Sot besojë të gjithë janë të gëzuar. Pavarësisht që paradite  e morëm një lajm të hidhur që Gjykata e Apelit, e cila u tregua e padrejtë ndaj “Calit”.  Kjo gjykatë duhet përfundimisht të reflektojë dhe të veprojë drejtë . Urime Nasimit dhe familjës e gjithë Kosovës”, tha Musliu. .