75 Mall Live Search
23:50 / E Shtunë, 04 Prill 2026 / MSH1

Musliu: Thaçi më dinjitoz në largim, sesa Osmani në kthim në shtëpinë e saj

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se Hashim Thaçi ishte më krenar dhe më dinjitoz kur u largua nga Presidenca – për t’u përballur me drejtësinë, sesa kthimi i Vjosa Osmanit në shtëpinë e saj.

Sipas Musliut, dinjiteti nuk matet me djalë, viktimizim e as propagandë, transmeton IndeksOnline.

“Ardhja e Hashim Thaçi në pozitën e Presidentit ishte festë, me prezencë të liderëve politikë botërorë, dhe miqve të Kosovës nga e gjithë bota.

Largimi i tij, padrejtësisht, nga kjo pozitë nuk e gjunjëzoi, ai doli ballëlartë, stoik dhe dinjitoz.

Vjosa Osmani erdhi në Presidencë me përplasje e inate politike dhe, me të njëjtën frymë, me përplasje e inate politike, edhe u largua sot prej saj” shkroi Musliu.

Ky është postimi i plotë i saj:

Pushteti nuk i rri mirë atij që nuk e meriton dhe as atij që nuk di ta mbajë me dinjitet.

Më krenar e më dinjitoz ishte largimi i Hashim Thaçi nga Presidenca për t’u përballur me drejtësinë, në mbrojtje të luftës së UÇK-së në Hagë, sesa kthimi i Vjosa Osmanit në shtëpinë e saj.

Dinjiteti nuk matet me fjalë, me viktimizim apo propagandë, por me përgjegjësi. Nuk matet me retorikë, por me guximin për t’u përballur me sfidat, pa u fshehur pas justifikimeve.

Ardhja e Hashim Thaçi në pozitën e Presidentit ishte festë, me prezencë të liderëve politikë botërorë, dhe miqve të Kosovës nga e gjithë bota.

Largimi i tij, padrejtësisht, nga kjo pozitë nuk e gjunjëzoi, ai doli ballëlartë, stoik dhe dinjitoz.

Vjosa Osmani erdhi në Presidencë me përplasje e inate politike dhe, me të njëjtën frymë, me përplasje e inate politike, edhe u largua sot prej saj.

Historia i njeh mirë momentet kur liderët zgjedhin rrugën e vështirë, atë të përballjes dhe të sakrificës, e jo të rehatisë.

Dhe pikërisht aty bëhet dallimi mes atyre që mbajnë peshën e vendimeve të mëdha dhe atyre që vetëm e shfrytëzojnë pushtetin.

Ditë të mira për Kosovën po vijnë ka mbetur edhe pak kohë!