15:37 / E Mërkurë, 06 Korrik 2022 / A. M.

Musliu vazhdon t’i përkrah familjet patriotike, shkon në konakun e Murat Rexhepit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka thënë se plagët dhe krenaria e luftës sonë të përgjakshme, janë ende të hapura dhe i gjenë gjithëandej nëpër Kosovë.

Ajo, një plagë dhe një krenari të madhe unë e gjeti në Prizren, në konakun e families së heroit Skender Rexhepi, plakut të urtë dhe patriot z. Murat Rexhepi, bashkëshortës së tij fisnike znj. Kumrije dhe vajzës së tyre shëmbullore Agnesës dhe djalit qe u burrërua para kohe Altinit.

“Takimet me familjet e atyre që me heroizëm na e sollën lirinë, janë takime të mbushura me emocione që nuk përshkruhen me fjalë.  Jam shumë mirënjohëse për mikpritjen e tyre dhe për frymëzimin që ma dhanë kjo familje dhe të gjitha familjet si kjo. FALEMINDERIT nga zemra. Lavdi Heroit Skender Rexhepi respekt për familjen e tij!”, ka shkruar ajo në Facebook. /Indekonline/