Musliu Shoshi- VV-së: Pse se votuat Komisionin hetimor për rastin “Dehari”, konferencat boshe nuk iu shpërlajnë!

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot një aksion para Prokurorisë Speciale, ku ka kërkuar drejtësi për Astrit Deharin.
E në lidhje me këtë ka reaguar deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu -Shoshi, e cila ka thënë se drejtësi për Astrit Deharin kërkojnë të gjithë, por se konferencat boshe nuk e shpërlajnë askënd. Ndërsa e ka pyetur LVV-në se pse nuk ka votuar për formimin e Komisonit hetimor për rastin e Astrit Deharit.
“Pse LVV-ja nuk e votoi formimin e Komisionit hetimor për rastin “Dehari”? Çka po fshihni?!! Drejtësi për Astritin kërkojmë të gjithë por konferencat bosh NUK ju shpërlajnë!”, ka shkruar Musliu-Shoshi në Facebook.