75 Mall Live Search
11:57 / E Mërkurë, 01 Mars 2023 / k.v

Musmurati: Transformuam shkollën “Pjetër Bogdani”, shkollat e Prishtinës do jenë më miqësore për nxënës (Video)

Pas shkollës “Iliria”, Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ka rinovuar tërësisht edhe shkollën fillore “Pjetër Bogdani”.

Drejtoresha e Arsimit, Besianë Musmuarti ka publikuar një video në të cilën shihet transformimi i plotë që i është bërë kësaj shkolle.

Musmurati është zotuar se rinovimet dhe investimet e tilla do të ndodhin edhe nëpër shkollat tjera, që ato të jenë më miqësore për nxënës.