75 Mall Live Search
19:17 / E Premte, 23 Gusht 2019 / indeksADMonline

Mustafa: 5 persona janë në garë për kryeministër, me VV-në gjithsesi në koalicion!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është shprehur i bindur se Lëvizja “Vetëvendosje” do të jetë partneri kryesor i tij për bashkëqeverisjen e ardhshme. Këto deklarata ai i ka thënë pas mbledhjes së Kryesisë së partisë.

“Vlerësoj se kemi interes ta bëjmë koalicion me VV-në. Nëse gjejmë interes, e bëjmë, nëse jo, kur të kryhen zgjedhjet ulemi dhe merremi vesh për bashkëqeverisje”, ka thënë ai.

Sipas Mustafës, në LDK janë duke u përmendur disa emra për kandidaturën e kryeministrit, shkruan Indeksonline

“Ne i kemi 4 apo 5 njerëz që mund të jenë kandidat për Kryeministër të LDK-së. Nesër e kemi mbledhjen e kryesisë për të biseduar për çështjen e mandatarit. Këshilli i Përgjithshëm vendos. Nesër do ta zhvillojë një mbledhje. Jam i interesuar që të vijmë në një përfundim. Pastaj në këshill do të bisedojmë për koalicionin. parimisht jemi që të shkojmë vet, por do ta diskutojmë në Këshill”, ka deklaruar ai.