75 Mall Live Search
16:20 / E Hënë, 01 Korrik 2019 / indeksADMonline

Mustafa akuzon deputetin Zeka për konflikt interesin në Telekom

Mbledhja e Komisionit Hetimor për gjendjen ne PTK e Vala ka nisur  sot me përplasje mes ish kryeshefit të PTK-së Agron Mustafa me deputetin Milaim Zeka.

Mustafa është intervistuar  nga ky komision për kohën sa ka qenë kryeshef i Telekomit, ka kërkuar që Milaim Zeka të mos jetë pjesë e komisionit. Ai për ketë më herët ka deponuar edhe kërkesë në administratën e Kuvendit,

Lidhur me këtë, ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se gjatë intervistimit ne Komisionin Hetues Parlamentar për Telekomin e Kosovës, ka paraqitur  konfliktin e interesit te përhershëm te Deputetit Milaim Zeka qe nga formimi i këtij Komisioni.

Ja postimii tij në Facebook:

“Sot, me fillim te intervistimit ne Komisionin Hetues Parlamentar per Telekomin e Kosoves, paraqita konfliktin e interesit te perhershem te Deputetit Milaim Zeka qe nga formimi i ketij Komisioni. Kete paraqitje e kam bazuar ne: 1. Mbi 100,000 Euro te marra nga Telekomi i Kosoves per firmat/bizneset e Milaim Zekes nder vite, duke perfshire edhe mandatin tim te Drejtorit Menaxhues dhe 2. Mungesen e paanshmerise dhe objektivitetit te tij ne raport me punen e komisionit dhe mua personalisht”, ka shkruar ai./Indeksonline/