75 Mall Live Search
18:58 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Mustafa: Alternativa e vetme, anëtarësimi i Kosovës në BE

Isa Mustafa, lider i LDK-së ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian, është alternativa e vetme.

Sipas tij, nuk duhet më të zvarritet rruga e shteteve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, transmeton Indeksonline.

Ky është komenti i plotë i Mustafës në Facebook:

Anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian është e vetmja alternativë.

Procesi i Berlinit ka shërbyer si një urë e mirë lidhëse ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, duke pas impakt pozitiv në përshpejtimin e reformave, në përmirësimin e raporteve ndërmjet shoqërive dhe shteteve në rajon dhe aspekte të tjera.

Mirëpo, është e nevojshme që pas përfundimit të Samitit të radhës që do të mbahet në Londër, ky proces të përmbyllet dhe pa zvarritje të panevojshme të vazhdoj rruga integruese e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Nga tryeza shkencore “Rruga e Kosovës drejt integrimit ekonomik evropian”, e mbajtur sot në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.