75 Mall Live Search
16:17 / E Martë, 15 Tetor 2019 / indeksADMonline

Mustafa – ambasadores franceze: Po shkojmë drejt një programi qeverisës me VV-në

Kretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është takuar sot me ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel.

Në këtë takim Mustafa e ka njoftuar ambasadoren se partia e tij po shkon drejt një programi qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit

Kjo është bërë e ditur në një njoftim në Facebook, ku thuhet se në këtë takim Mustafa e ka njoftuar Butel për qëndrimin e LDK-së rreth programit të përbashkët me VV-në, ku shtyllat kyçe janë dialogu Kosovë-Serbi, arsimi, shëndetësia e ekonomia.

“Kryetari Mustafa e njoftoi Ambasadoren Butel për qëndrimin e LDK-së drejt një programi të përbashkët qeverisës LDK – LVV të përqendruar tek shtyllat kyçe si dialogu Kosovë – Serbi, shteti ligjor, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe zhvillimit të arsimit, shëndetësi dhe ekonomisë”, theksohet në njoftim./IndeksOnline/