Mustafa: Amerika i njeh vlerat e qeverisjes Hoti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar pas letrës së presidentit të SHBA-ve, Joe Biden dërguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përkrahin Kosovën në këtë kohë fushate, shkruan Indeksonline.
Ndër të tjera Mustafa ka thënë se Amerika i njeh vlerat e qeverisjes Hoti.
Musta po ashtu ka thënë se që nga njohja nga Izraeli e hyrja në fuqi e marrëveshjes për financim ndërmjet Qeverisë Hoti dhe SHBA-të, letra e Presidentit Biden për njohjen e pavarësisë së Kosovës, janë sinjale të qarta për çdonjërin në Kosovë./Indeksonline