Mustafa: Ardhja e Ramës në Prapashticë, ishte shenjë kujdesi dhe nder i veçantë për mua dhe familjen time

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është deklaruar pas takimit që pati sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Mustafa tha se pati nderin të takohej me Ramën, e të bashkëbisedojë për shumë tema aktuale, transmeton Indeksonline.
Gjithashtu, Mustafa theksoi se ardhja e tij në Prapashticë, ku edhe po qëndron tani, ishte shenjë kujdesi dhe nder i veçantë për të dhe familjen e tij.

Postimi i plotë:
Kisha nderin të takohesha me kryeministrin e Shqipërisë, z Edi Rama e të bashkëbisedonim për shumë tema aktuale. Ardhja e tij në Prapashticë, ku po qëndroj tani, ishte shenjë kujdesi dhe nder i veçantë për mua dhe familjen time. IM